VIDEO/ Kush është në të vërtetë 41-vjeçari, ‘tmerri’ i grabitjeve të karburanteve. Ja emri i plotë

0
415

Zbardhen detaje të reja për grabitësin e karburanteve që u arrestua dje dhe emrin e tij të vërtetë.

Sipas policisë Aleks Prifti 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë ka grabitur me armë dhe dhunë, gjashtë pika në disa qytete të vendit, ndërsa ka tentuar edhe vjedhjen e një argjendarie.

I dënuar në Greqi, vjedhje e vrasje në Belgjikë

Burime policore thanë se emri i vërtetë i tij është Agron Hoxha. Në qershor të 2017 ai ka dalë nga burgu në Greqi. Është hetuar në Belgjikë për 100 vepra penale të këtij lloji. Është hetuar edhe si i dyshuar për një vjedhje me armë me pasojë vdekjen e një shtetaseje belge.

Në 2005 deri 2007 një grup prokurorësh belgë kanë hetuar së bashku me Policinë e Shtetit dhe drejtorinë e policisë Berat.

Në atë periudhë është i ushtruar kontroll në Ura Vajgurore nga prokurorë belg e policia e shtetit. I janë sekuestruar ora dore, bizhu, etj.

7 vjedhje me armë në 4 ditë në gusht

Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ai ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here