“Leksionet tuaja kanë qenë më të mirat”, deputeti preket nga mesazhi i ish-studentes

0
173

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është kthyer disa vite mbrapsht, kur jepte mësim në auditorët e mjekësisë.

I prekur nga një mesazh i ish-studentes së tij, Shehi e ndan atë me miqtë në rrjetet sociale. Më poshtë statusi i tij.

STATUSI

SOT NDJEVA NJE KENAQESI TE VECANTE:

Dr. Dorela Haxhiademi, ish studentja dhe specilizantja ime, aktualisht Anesteziste-Reanimatore e shkelqyer prane nje nga klinikave me te mira europiane ne fushen e Kardiologjise e Kardiokirurgjise Pediatrike, ate te Massa ne Itali, me dergoi mesazhin e meposhtem, qe me ktheu vite mbrapa ne kujtese. Me deshiren e saj dhe duke e falenderuar e uruar ate, po e bej publike:

Pershendetje Prof!

Kam kryer specializimin ne An Rea ne vitet 1998-2002. Kujtoj shpesh leksionet tuaja, respektin qe tregonit per mesimdhenien dhe sidomos cilesine e larte shkencore e aftesine per te bere te thjeshta per ne edhe nocionet e veshtira te shkences baze te specialitetit tone (ligjet e gazeve, parimet e ventilacionit mekanik, Do2/Vo2 etj). Atehere e ende sot provoj keqardhje qe mberrita vone ne qsut, e nuk pata shansin te mesoja prej jush edhe ne praktike. Me eshte dashur ta perseris specializimin per here te dyte ne Itali, e ju siguroj qe leksione tuaja jane me te mirat qe kam degjuar; jane leksione qe do ti kishin zili edhe universitetet me prestigjioze. Gjej po aq profesional e elegant mendimin tuaj mbi ceshtjet e politikave shendetesore te Shqiperise, mendim i nje njeriu te mencur, te lexuar edhe ne kete fushe (si ne gjithe te tjerat) e njohes shume i mire i realitetit shqiptar.

Sot kryqezova ne FB faqen tuaj (nje mik i perbashket mesa duket kish komentuar) e vendosa ta ndaj me ju respektin tim te kahershem.

E fundit, por jo nga rendesia. Punoj ne Massa, Itali. Me ka qelluar te bisedoj me shefin e kard ped, Bruno Murzi, e kemi zbuluar qe ndajme te njejten konsiderate per kardioanestezistin e madh Tritan Shehu.

Me mirenjohjen e thelle qe provohet per ke na ka bere rruge ne labirintet e dijes. Pushime te mbara! Dorela Haxhiademi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here