2 ton drogë nga Shqipëria në Foggia të Italisë, gjendet edhe 500 kg të hedhur në det (Foto)

0
112

Mediat italiane shkruajnë se janë 2500 kg marijuanë sasia e sekuestruar  që është zbarkuar në portin e Manfredonias, komunë e Foggias  gjatë një operacioni të mbrëmshëm kundër trafikut të drogës. Manfredonianews.it shkruan se pas 2000 kg drogë që janë sekuestruar skaf, janë gjetur dhe 23 pako të tjera me marijuanë që ishin hedhur në det.

Dy skafistët shqiptarë të skafit gati 13 metra të gjatë janë arrestuar dhe nuk janë persona me precedentë të mëparshëm. Dje policia e shtetit informoi për një superoperacion antidrogë me pjesëmarjen e tre shteteve Italia-Shqipëri dhe Mali i Zi me mbështetjen ajrore të Frontex. Pas ndjekjes policeske e cila ka zgjatur për rreth 5 orë, u bë ndalimi i skafit.

Skafi ishte konstatuar nga rojet bregdetare të Malit të Zi dhe pas alarmit ndjekja ka vijuar në ujrat bregdetare të Detit Adriatik. Gjatë ndjekjes trafikantët e kanë hedhur në det ngarkesën, duke e bërë edhe më të vështirë ndjekjen e tyre.  Por pavarësisht këtij veprimi nuk kanë mundur që të shpëtojë vetë, pasi u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.

Gomonia e fuqisë së lartë me tre motorë është sekuestruar, ndërsa vijon hetimi për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës. Trafikantët dhe gomonia i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane. Policia nuk bën të ditur emrat e trafikanëve për shkak të sekretit hetimor, ndërsa deklaron se ata janë duke eksperimentuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here