Alarmante/ “BBC”: Nxehtësia ekstreme ka pushtuar Evropën, 26 qytete evropiane publikuan paralajmërime shëndetësore

0
161

Evropa po përjeton nxehtësinë më ekstreme ndër dekada, ndërkohë që temperaturat pritet të shkojnë mbi 42 °C.

“BBC” raporton se temperaturat e larta në Evropës qendrore dhe Ballkanit pritet të rriten në ditët në vijim,

Vala e nxehtësisë pritet të zgjasë deri të paktën të hënën,sipas “Meteoalarm”.

26 qytete evropiane kanë publikuar paralajmërime shëndetësore.

Temperaturat ekstreme kanë ndezur zjarre te fuqishme në Itali e Shqipëri, shkruan syri.net. Dhjetëra shtete dhe qytete evropiane janë në gatishmërinë maksimale.

Vala e nxehtësisë ka bërë që disa rajone të ballafaqohen me kërcënimin e thatësirës së madhe.

Italia aktualisht po përjeton temperatura 10 gradë më të larta se mesatarja.

Në Sicili këtë javë, temperaturat arritën deri në 42 ° C, ndërkohë që i nxehti Afrikan “mbështolli” Mesdheun.

Rrjeti televiziv britanik ka publikuar foton e djaloshit nga Tirana, që lahej në qendrën e kryeqytetit, si një ndër fotot kryesore të lajmit.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here