Të shtëna armësh në Shkodër, plagoset rëndë 50 vjerçari

0
151

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në vendin e quajtur Fushë Cukal, Vau i Dejës.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 50 – vjeçari me iniciale M. P. banues në fshatin Fushë Cukal. Ai po dërgohet në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mbeten të paqarta rrethanat apo motivet e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse autori i saj. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here