Policia e Kosovës jep detaje nga ngjarja në Mitrovicë: Viktima një 27-vjeçar

0
119

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në tregun e gjelbër të Mitrovicës, ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë nga një 35-vjeçar.

Sipas policisë, viktima është i moshës 27-vjecare, teksa dy të tjerët aktualisht janë duke u trajtuar në spital.

Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeç, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje  e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Mitrovicë, 17 prill 2021

Sot më, 17 prill 2021 rreth orës 11:30, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacionin për të shtëna me arme zjarri në  rrugën ‘Adem Voca’ përkatësisht në Tregun e gjelbër’ në Mitrovicën e Jugut. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur, të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Ndërkohë, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeç, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit e tjerë vazhdojnë të jenë në trajtim mjekësor.

Personi i dyshuar, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë është arrestuar dhe se po të njëjtit person, po ashtu i është ofruar trajtimi mjekësor.

Nga  hetimet e zhvilluara deri me tani, njeri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht. Ndërsa, në  vendin e ngjarjes pas  ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë),  tri (3) gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Ndaj te dyshuarit Sh.A., 35 vjeç, me vendim te prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje  e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here