Tragjike/ I riu nga Kosova, vinte në Tiranë me motor por gjen vdekjen në “Rrugën e Kombit”

0
182

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën një i ri nga Kosova.

 

 

Sipas informacioneve të para, një 33-vjeçar që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.

Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë. Policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here