Tragjedia në Velipojë, reagon ish-kryeministri Berisha

0
237

Ish-kryeminsitri Berisha ka reaguar për tragjedinë e sotme në Velipojë, ku shpërtheu një cisternë gazi dhe ku një hotel mori flakë.

Berisha nëpërmjet një postimi në facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se të gjitha ngjarjet e ndodhura muajin e fundit në Shqipëri janë si pasojë e mosqeverisjes sic duhet.

Postimi i plotë:

Turizmi skandaloz ne shtetin e Norieges!

Nje shperthim i fuqishem i nje cisterne gazi dhe nje zjarr i madh ne nje hotel turistik, tronditi sot mijra e mijra pushues ne Velipoje. Nga ky shperthim qe mund te merrte shume jete, por duket se çisterna e madhe nuk ishte plot gaz, u dogjen rende tre qytetare, te cileve nga zemra ju urojme sherim te shpejte.

Por mund te thuhet se ky ishte nje muaj skandaloz per turizmin shqiptar. Vetem ne ujerat e plazheve te vendit jane mbytur 15 turiste, dy here me shume se ne te gjitha plazhet e Europes te marra se bashku, dhjetra turiste te tjere humben jeten apo u plagosen ne trafikun jashte kontrolli te rrugeve te vendit.

Vrasja me mjetet ujore te mafies, e vajzes 15 vjeçare ruse dhe shperthimi i ujerave te zeza ne Ksamil (per shkak te BE thote kryetarja siçiliste e bashkise se Sarandes), derguan lajme skandaloze ne mbare boten.

Po te shtojme ketu sherbimet skandaloze dhe cmimet marramendese te pakontrollura, mungesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem, te gjitha keto perbejne nje bilanc skandaloz te turizmit te nje vendi pa zot dhe turpin e kesaj qeverie qe noton ne korrupsion. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here