Del ekspertiza/ Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Velipojë

0
236

Inspektorë të ISHTI-t thonë se kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo janë informuar për atë që ka ndodhur ne subjektin IL CAVALIERO me pronar Besnik Zejnuni  ne plazhin e Velipojes. Pas verifikimeve nga inspektoret rezulton se subjekti ka të instaluar një depozitë (rez GLN) me volum 1000 litra nëntokesore (e mbuluar me rërë)  jashtë të gjitha kushteve teknike (poshte dyshemesë së lokalit dhe afër shkallëve) duke e bere te pamundur shërbimet e nevojshme teknike apo zhvendosjen e saj ne rast nevoje.

Sipas ISHTI-t ky subjekt ne kundershtim me detyrimet e ligjit asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë per regjistrimin e pajisjes, duke vene ne shfrytëzim një pajisje te jashtëligjshme. Pas verifikimit rezulton se shkaku i eksplozionit me pasoje rënien e  zjarrit është rrjedhja e gazit ne ambientet e brendshme te lokalit. Kjo ka ndodhur per shkak mosrespektimit te kushteve teknike te instalimit.

ISHTI thotë se të gjithë operatorët ekonomik qe shfrytezojne pajisje nen presion mbajne përgjegjësi per sigurinë teknike te instalimit si dhe kane detyrimin ligjor per paraqitjen prane  ISHTI  te  dokumentacionit tekniko ligjor për regjistrimin e pajisjes.

ISHTI thotë se ndaj këtij rasti u mor masa përkatëse administrative sipas ligjit. Ndërkaq kryeinspektori i është drejtuar me nje shkrese drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit me nje shkrese zyrtare ku kerkon bashkepunim per realizimin e detyrave te funksionareve te ISHTI, sidomos per ato raste problematike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here