Pasi Çela i tha ‘JO’ Kuvendit, ja kush e merr mandatin e deputetit nga radhët e LSI-së

0
646

Presidenti i ri, Ilir Meta ka lënë mandatin e deputetit që mbante pasi është betuar si kryetar i shtetit. Mirëpo, sipas listës së vitit 2013, mandati i tij i kalon Ylli Manjanit.

Ky i fundit ka refuzuar që ta marrë këtë mandat. Por refuzimi për të marrë mandatin vjen edhe nga ai që renditet një vend më poshtë në listë, Ardit Çela.

Çela është aktualisht anëtar i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në lidhje me vendimin për të mos marrë mandatin e Metës, është shprehur se ai tashmë e ka një mandat përfaqësimi nga qytetarët, që është këshilltar në Bashki.

“Do të vazhdoj të shërbej me devotshmëri dhe përgjegjshmëri si Këshilltar i LSI në Bashkinë e Tiranës. Me qytetarët e Tiranës kemi një kontratë përfaqësimi dhe do t’i qëndroj besnik. Tashmë e kam një mandat përfaqësimi nga qytetarët, dhe ai është mandati i Këshilltarit të Bashkisë”, u shpreh ai.

Pas Çelës, sipas listës së vitit 2013, renditet Endrit Braimllari, i cili gjithashtu është keshilltar ne Bashkine e Tiranes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here