Zgjedhjet elektorale/ Mblidhet KQZ, ja debatet mes përfaqësuesve të PD-PS

0
257

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha se zgjedhjet ishin të paligjshme, pasi sipas tij paratë e krimit blenë votat.

 

 

“Zgjedhjet janë të paligjshme, pasi paratë e krimit blenë votat. 10-15 familje për QV u mbajtën larg kutive përmes presionit”- tha Kaso.

Por përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji tha se deklaratat e Ivi Kasos nuk kanë lidhje dhe se qeveria nuk ka prerë shirita për zgjedhjet.

“Opozita kontrolloi procesin, jo PS. Deklarata e PD është autogol, pasi procesi ishte i rregullt”- tha ai.

Ndërkohë nënkryetari i KQZ, Denar Biba u shpreh se gjithmonë ka fitues e parti që iu kanë vjedhur votat dhe asnjëherë nuk pranohet humbja.

“Gjithmonë ka fitues e parti që thonë se na janë vjedhur votat dhe asnjëherë nuk pranohet humbja. Le të vija dita kur të pranohet rezultati. Mos hynit në garë në rast se ajo ishte e pandershme” – tha Biba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here