EMRI/ Drogë, armë dhe bombola gazi në banesë, shqiptari shkonte në bregdet dhe…

0
201

Vazhdojnë përpjekjet e  punonjësve të policisë italiane, e cila po synon për të luftuar dhe bërë kontrolle sidomos në verë më bregdete ku popullsia është dhe më e madhe lidhur me drogën dhe krimin.

Mësohet se sot agjentët e Seksionit Kundër Krimit kanë arrestuar në flagrancë Liserd Lula, i datëlindje ‘87,  shtetas shqiptarë por që jetonte në San Giorgio. Për disa kohë agjentët ishin duke ndjekur lëvizjet e tij, për të kuptuar kanalet kryesore nga të cilat ai u furnizonte me drogë, dhe ua shpërndante të rinjve në bregdet. Hetimet, gjithashtu kanë treguar se mbante në shtëpinë e tij armë.

Policia vendosi të marrë masa, duke u futur brenda shtëpisë së tij, duke bërë kontroll, ku ka gjetur: armë, fishekë, bombola gazi dhe pajisur silenciator si dhe një thikë të madhe,  të tipit “Rambo”. Në vazhdim të kërkimit agjentet kanë sekuestruar edhe rreth 390 gram marihuanë.

Ndaj shqiptarit rëndojnë një sërë akuzash, dhe lidhur me dëshmitë e mbledhura kundër tij ai ndodhet në paraburgim.

 

ALBANESI

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here