Rozës i ‘preket’ Sasha, bën për ujë të ftohtë gruan në plazh (VIDEO)

0
222

Roza Lati nuk shkon gjëkundi pa Dobermanin e saj, Sashën. Ndaj s’është aspask për t’u habitur që prezantuesja e emisionit radiofonik “Hangover” do t’i kalonte bashkë me të pushimet në jug të vendit.

Por ndërsa bënte plazhin në fshatin e Livadhit, një nga pushueset nuk është ndjerë fort mirë nga prania e qenit, fakt ky që ka hapur një debat të vogël mes tyre. Në fakt të vogël themi ne, sepse nuk e dimë çfarë mund të jetë thënë prapa kuintave, por vajza e aktores së humorit s’e ka lënë të kalojë me aq.

Videoja e publikuar nga INtv

Për të nxjerrë deri në fund inatin, ka publikuar një foto të zonjës duke u larë në det, e ka shenjuar mirë që të mos e ngatërrojmë me ndonjë tjetër dhe e ka shoqëruar me fjalët: ‘Plaka ku*vë’.

Dhe Roza ka më shumë se 217 mijë ndjekës në Instagram. Nëse kjo nuk ju duket arsye e mjaftueshme për të MOS u ngacmuar me Latin, atëherë vazhdoni. Por hakmarrja do jetë e dhimbshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here