Tepelenë/ Prangoset zjarrvënësi i malit Luzat (EMRI)

0
307

Një i ri është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka vendosur zjarrin në Luzat të Tepelenës.

Burime nga policia thanë se është arrestuar, Edmond Rodi, 34 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi një ditë më parë dyshohet se ka vendosur zjarr në vendin e quajtur “Palahor”, në kodrat e fshatit Luzat, Tepelenë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullot me shkurre.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të tjera për akuzën e ‘Shkatërrimit të pronës me zjarr’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here