Dibër/ Arrestohet 40-vjeçari, sekuestrohen drogë e municione luftarake (Emri+VIDEO)

0
242

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur rreth 3.25 kilogram kanabis, një automatik si dhe një 1 krehër me 25 fishekë. Në pranga ka rënë Tomor Leshi, banues në fshatin Kastriot-Dibër.

 

 

Njoftimi i policisë: 
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe armbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Tomor Leshi, 40 vjeç, banues në fshatin Kastriot-Dibër.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, i’u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

3.25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në 3 pako të paketuara me natriban, 1 armë zjarri Automatik, 1 krëhër me 25 fishek model 56.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/5, të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2006638866289141/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here