Shtyhet për në shtator gjyqi ndaj Alfred Pezës, gjyqtarët janë sëmurë

0
188

Gjykata e Lartë e ka shtyrë procesin ndaj Alfred Pezës për në shtator. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e 3 nga 5 anëtarëve të trupit gjykues të gjykatës. Kjo  e fudnit ka shpjeguar se kjo është një mungesë objektive e tyre pasi ata janë sëmurë.

Ndër gjyqtarët që mungonin ishin Guxim Zenelaj, Admir Thanza dhe Aleksandër Muskaj, ndërsa në seancën e kësaj të hëne u paraqitën gjyqtarët Artan Broci dhe Shkëlzen Selimi si relator.
Proçesi ndaj Pezës pritet  të përfundojë në shtator në Gjykatën Penale të Tiranës, kjo për shkak të kompetencës së Gjykatës së Lartë pasi Peza nuk është zgjedhur më deputet dhe në shtator ai është pa satusin e personit që gjykohet nga Gjykata e Lartë.

Alfred Peza ëshë vënë nën akuzë për pastrim parash, fshehje pasurie dhe evazion fiskal nga Prokuroria e Përgjithshme për 1 milion euro pasuri, por ai këtë akuzë e ka mohuar ndërsa gjykata hoqi sekuestron e caktuar më parë ndaj pasurisë së deputetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here