Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, z. Nobuo Kishi, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në vecanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës .
Z. Meta dhe z. Nbuo Kishi ndanë besimin e përbashkët se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qendrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.