Ja si mund të dobësohesh me xhinxher

0
392

Kjo bimë me shije pikante ka mjaft avantazhe: një prej tyre është përshpejtimi i metabolizmit dhe transformimi i ushqimit në energji dhe jo yndyrë.

Xhinxheri është një bimë me origjinë nga azia lindore e përdorur në mjekësinë Ayurvedica për mijëra vjet dhe ka mbërritur në Europë në epokën romake. Rrënjët e saj përmbajnë gingerinë dhe shoagol, që përcaktojnë dhe aromën pikane,rëshirë, lëngje ngjitëse dhe vaj esencial, që përcakton aromën e saj si erëz. Përdoret shumë në kuzhinë për ti dhënë shije gatimeve.

Por kjo rrënjë, ka në fakt veti termogjenike dhe renditet mes ushqimeve që djegin kalori. “Duke marrë 500 deri në 2000 mg në ditë, është i aftë të riaktivizojë metabolizmin. Gingerina që përmbajnë lehtëson qarkullimin e gjakut dhe drenazhimin e lëngjeve me një efekt anticelulit, ndërsa vajrëat esenciale favorizojnë tretjen”, thotë dr. Giuliano Ubezio.

Një tjetër karakteristikë e xhinxherit është dhe aftësia për të lehtësuar të vjellat. “Të përtypësh ndonjë copë xhinxher gjatë udhëtimit i ndihmon personat që i zë makina. Por kjo nuk është e gjitha. Kjo rrënjë kuron edhe mostretjen, shkaku kryesor i fryrjes së barkut por nuk është e përshtatshme për ata që vuajnë nga djegiet e stomakut pasi stimulojnë sekrecionin gastrit”, vijon Ubezio.

Xhinxhëri është i pasur me vitamina A, C, E dhe ka një efekt antioksidant, ndihmon organizmin tonë në reduktimin e radikaleve të lira, duke ngadalësuar oksidimin e qelizave dhe zhdukjën e rudhave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here