Burrë e grua, rezidentë në Cormano të Milanos, ishin duke udhëtuar në drejtim të plazhit në Varazze ku tre fëmijët e tyre bashkë me nënën e Gjikës po kalojnë pushimet.
Gruaja, që punonte si bariste në një lokal të Cormanos, nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda të marra në aksident: e transferuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin San Martino të Genovas, ndërroi jetë në 3 të natës duke gdhirë e diel, shkruan Shqiptariitaise.
Ndërsa i shoqi, i punësuar në një ndërmarrje ndërtimi, ndodhet i shtruar në spital: është tejet i tronditur për sa ka ngjarë por nuk ka plagë serioze veç disa të gërvishtura.
Sipas policisë rrugore që po zbardh aksidentin, motori i çiftit shqiptar, në një parakalim ka dalë në brezin tjetër të rrugës që është përplasur me një veturë që vinte përballë, shoferi i të cilës ka ndaluar për dhënien e ndihmës dhe ka pritur policinë.