Hetimet   / Plagosjet e deputetit Prenga, zbardhet mesazhi i Gjok Calit për ministrin Tahiri

0
146

 

 

 

 

armando prenga arrestimiNga këqyrja e aparatit telefonik rezulton se ministri Tahiri i ka kthyer përgjigje, duke njoftuar Gjok Calin se do të zbatojë të gjitha procedurat ligjore dhe duke e orientuar të bëjë kallëzim në polici

 

Gjok Cali, vetëm pak minuta pas përplasjes fizike me deputetin Armando Prenga në rrugën Patok – Laç, i ka shkruar mesazh ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke njoftuar për konfliktin me deputetin e Partisë Socialiste. Burimet thonë se në mesazhin dërguar ministrit, Gjok Cali e informoi ministrin për përplasjen dhe kërkon ndihmë për të sqaruar situatën, duke shprehur rezerva për efektivët e policisë së komisariatit të Laçit. Në mesazhin dërguar ministrit, mësohet se Cali ndër të tjera i është shprehur se nuk ka besim te policia e Laçit, pasi shumica prej tyre janë emëruar nga deputeti Prenga. Burimet thonë se nga këqyrja e aparatit telefonik rezulton se ministri Tahiri i ka kthyer përgjigje, duke njoftuar Gjok Calin se do të zbatojë të gjitha procedurat ligjore dhe duke e orientuar të bëjë kallëzim në polici. Kjo përgjigje ka shtyrë më pas Gjok Calin për të njoftuar shefin e komisariatit të Laçit, i cili ka nisur drejt Patokut furgonin për të shoqëruar Calin në komisariat ku edhe ka bërë denoncimin.

 

Dëshmitë policëve

Para hetuesve, asnjë nga efektivët e policisë nuk ka pranuar se e kishte parë deputetin duke qëlluar me armë edhe pse kanë qenë ata që kanë shuar sherrin fizik dhe me armë mes dy familjeve Cali e Prenga. Nga ana tjetër, burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë “ABC News” se hetimi për konfliktin me armë në Laç do të jetë gjithëpërfshirës, duke përjashtuar vetëm procedurat e tenderimit të licencës së Lagunës së Patokut. Burimet thanë se do të kërkohen nga ministria e bujqësisë të dhënat e tenderit të zhvilluar dhe vendimin e shpalljes së fituesit, për të provuar që ky ka qenë shkaku i nisjes së konfliktit mes dy familjeve. Dhe se nuk do të jetë objekt i këtij hetimi, procedura e ndjekur nga ministria e bujqësisë për zhvillimin dhe shpalljen e fituesit të tenderit, të cilin e ka fituar vëllai i deputetit Prenga. Sipas vendimit, kompania e Eduard Prengës e ka fituar tenderin për shfrytëzimi i Lagunës së Patokut për një afat 10-vjeçar.

 

Mungojnë pamjet

Për konfliktin e përgjakshëm, që ndodhi mes datës 4 dhe 5 shtator, kamerat e komisariatit të policisë së Laçit nuk kanë filmuar asgjë, kur përpara këtij institucioni u përplasën 7 persona, ku u përfshi edhe deputeti i së majtës Armando Prenga. Sipas verifikimeve të Prokurorisë, sistemi i kamerave të komisariatit natën e ngjarjes nuk kanë punuar, duke mos ruajtur asnjë pamje nga përplasja e armatosur. Por, në dosje, janë dokumentuar pamjet e kamerave të sigurisë së një lokali aty pranë, të cilat, për shkak të errësirës dhe këndit nga kanë filmuar, del se nuk kanë ndonjë element të ngjarjes. Një burim pranë grupit hetimor, ka thënë se “deri tani kemi verifikuar disa tabela fotografike të nxjerra nga videoja në fjalë, në këto tabela nuk vërehet ndonjë segment i ngjarjes së ndodhur para komisariatit, megjithatë do të ekspertohet i gjithë materiali filmik që ndodhet në disk”, – sqaroi burimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here