Planifikonin vrasje?! Ndjekje policore në Vlorë, 2 të arrestuar me pistoletë mbushur

0
260

Policia e Vlorës ka ndjekur natën e shkuar një automjet të dyshimtë, ku dy personat që ndodheshin brenda nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar. Duket se ata kanë qënë duke planifikuar diçka, pasi gjatë ndjekjes kanë flakur nga dritarja e makinës pistoletën e mbushur me fishekun në gojë. Të dy janë arrestuar: Mikel Mehmetaj, 39 vjeç dhe Vasil Papa, 34 vjeç, banorë të Selenicës.

Sipas Policisë, më datë 15.07.2017, në orët e mesnatës, strukturat e policisë së qarkullimit rrugorë kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në lagjen “H.Çakërri”, i cili nuk i’u është bindur patrullës së policisë por ka rritur shpejtësinë me qëllim për t’iu shpëtuar atyre.

Menjëherë, shërbimet e policisë mbështetur nga strukturat e rendit, i janë vënë në ndjekje këtij mjeti derisa kanë bërë të mundur bllokimin e tij në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.

Gjatë kohës së ndjekies është parë se personat kanë hedhur në tokë diçka të dyshimtë nga dritarja e mjetit.

Nga kontrolli i ushtruar brenda dhe jashtë mjetit tip “Porsche Cayenne” me targë ACD 5323, në një distancë prej 40-50 m larg mjetit, u gjet në tokë një armë zjarri tip Pistoletë e llojit “Berreta” bashkë me krëhërin e mbushur me fishekë, por edhe me 1 fishek në fole (në gojën e armës).

Policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të dy personave që gjendeshin në automjet, Mehmetajt dhe Papës.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here