Vjedhja e votave të PDIU-së, shpërthen gazetari i njohur: Një akt terrorist që shtrembëron vullnetin e zgjedhësve

0
136

Errion Kristo i revoltuar mbi vjedhjen e votave të PDIU e cilëson këtë akt si terrorist.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se videoja e vjedhjes së votave të PDIU është vjedhja skandaloze e shekullit.

Sapo pashë videon më skandaloze të shekullit ky dy numërues po vidhnin hapur fare votat e PDIU. Ky akt terrorist që shtrembëron vullnetin e zgjedhësve duhet denoncuar në thellësi.

Unë propozoj rinumërim total të votave. Përndryshe nuk e njoh këtë parlament, as ligjet e tij. Ju do thoni je shumë i vogël. Jo, nuk jam.

Nuk e kuptoj si krekoseni me vota të vjedhura dhe mandate të grabitura. Kjo nuk është çështje prokurorie, kjo është çështje djalërie.

Ky komb s’ka për të jetuar kurrë në këtë mënyrë. Kot gënjeni veten. Hajdutër. Njerëz të paskrupullt. Ngrehina e shtetit tuaj i ka themelet në baltë“, është shprehur Kristo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here