FOTO/ Sherr në një lokal në Laç, nxirren pistoletat dhe …

0
210

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, që fatmirësisht është mbyllur pa pasoja të rënda. Një sherr i ndodhur mes disa të rinjve, ka bërë që të nxirren armët nga brezi dhe është dashur ndërhyrja e policisë që të shmangej një vrasje.

Burime nga policia thanë se mbrëmjen e djeshme është marrë njoftim se në një lokal në Laç , ka një konflikt , ku njëri nga shtetasit ka edhe armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Joel Gjergji, pas një konflikti për motive të dobëta me 20-vjeçarin me inicialet D. N., banues në Laç, brenda në lokal, e ka kanosur me armë zjarri pistoletë si dhe e ka goditur me pjesët metalike të saj.

Reagimi në kohë i policisë së Komisariatit të Kurbinit , ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Joel Gjergji, 19 vjeç, banues në Laç.

Në flagrancë iu sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë e markës ‘Ekol Special 99’, e mbushur me fishek në fole, si dhe me 2 fishekë në krehër të cilat i mbante pa leje.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit, akuzat e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here