Dalin detaje për vrasësin e dy kushërinjve në Laç…

0
119

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur në Laç, ku u ekzekutuan dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Muçi.

Sipas Berishës autori i ngjarjes Markel Bushi është mbrojtur nga policia e Edi Ramës, edhe pse ka qenë në kërkim prej disa vitesh.

Bushi ishte dënuar në mungesë me 9 vite burg për grabitje me armë, si dhe kishte qëlluar me breshëri plumbash ndaj policisë.

Reagimi i Berishës:

Laçi pergjaket nga kriminelet e Narkoshtetit!

Qyteti ne duar te krimit, narkopolicia ne anen e vrasesve!

Te dashur miq, krimi i lidhur me narkoshtetin dhe fallangat e tij pergjaken qytetin e Laçit. Kriminele te njohur dhe te mbrojtur nga narkoshteti ekzekutuan mbreme ne qytetine Lacit dy te rinj, Mikel dhe Jani Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjeç, Mikeli futbollist i superiores.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave dhe denoj me forcen me te madhe si autor pergjegjes kryesor narkoshtetin e Edvin Kristaq Krimit.

Burime te mire informuara bejne me dije se njeri nga vrasesit e te rinjve ishte krimineli i narkopushtetit Markel Bushi, autor i grabitjeve me arme i denuar me 9 vite nga gjykata dhe qe ne vitin 2017 kishte derdhur bresheri kallashnikovi mbi policine dhe pavaresisht nga te gjitha keto jetonte i lire per shkak te lidhjeve te forta me narkoqeveritare vendor dhe qendror te Edvin Kristaq Krimit.

Edhe njehere ftoj shqiptaret te ngrihemi fuqishem dhe te ndahemi nje minute e me pare me narkoshtetin e Edvinit e te rikthejme rendin, sigurine qe meritojme! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here