Kush është Mirela, administratorja e firmës private që “zhdëpi në dru” gazetarin (Foto)

0
283

Genci Angjellari, gazetari i emisionit investigative “Stop”, u sulmua nga një grua ditën e djeshme, ndërsa pamjet e dhunës bënë xhiro nëpër të gjitha mediat kryesesore.Por sot mësohet se gruaja në fjalë, e kallëzuar në polici nga gazetari është 44-vjeçarja Mirela Topulli, administratorja e një kompanie për të cilën gazetari kishte shkuar të investigonte në periferi të Tiranës.

Topulli përveçëse administratore, është edhe aksionere e firmës “Euroteam” që merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve spitalore.

Sipas investigimit të “Stop” kompania e drejtuar nga “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Një investigimin tregohet sesi mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.

Më pas një kamion ngarkohet me to dhe ngarkesa përfundon në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës. Mirela Topulli drejton këtë kompani e cila këto mbetje të rrezikshme i hidhte në mjedis të hapur të cilat janë ndër shkaqet kryesore të dyfishimit të sëmundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here