Pushuesit i “turren” bregdetit, bllokohet sërish trafiku, ja zonat problematike

0
179

Sërish situatë e rënduar nga trafiku në rrugët shqiptare që të çojnë në bregdet. Përveç paradites së sotme, lëvizja drejt zonave bregdetare dhe anasjelltas është kthyer në një makth për pushuesit edhe gjatë pasdites.

Policia bën të ditur se prej orës 17:00 ka filluar të rëndohet trafiku. Kështu qarkullimi është problematik në rrugën e Gjirit të Lalzit ku ka shumë lëvizje dhe ngarkesë. Gjithashtu edhe në hyrje të Tiranës ka trafik por policia thotë se situata është nën kontroll.

Lëvizja e makinave është tepër e ngadaltë edhe në Lezhë, Shkodër e Velipojë ku trafiku është me kilometra të tëra. Ndonëse policia rrugore po monitoron situatën, lëvizja është pothuajse e pamundur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here