Manikyri burim kanceri? Ja çfarë të bëni takimin e ardhshëm me estetisten

0
193

Është bërë tashmë zakon për vajzat dhe gratë të lënë një orar tek estetistja mesatarisht dy herë në muaj për t’u kujdesur për thonjtë, por sipas dermatologëve ky zakon mund t’i ekspozojë ndaj infeksioneve, ose në rastin më të keq, kancerit. Manikyri gel është përhapur masivisht vitet e fundi dhe përdorimi i rrezeve UV për të fiksuar ngjyrën që të qëndrojë gjatë pa u krisur. Ekspozimi ndaj rrezeve të rrezikshme, jo më kot ka shqetësuar vajzat e reja, sepse mund të sjellë plakjen e parakohshme të lëkurës së duarve apo të zhvillojë kancerin e lëkurës. Edhe në rastet e një manikyri të thjeshtë, përdorimi i veglave të pa dezinfektuara mund të shkaktojë baktere apo myk.

Dermatologët Dr Marie Jhin dhe Jackie Dosal këshillojnë vendosjen e dorezave gjatë bërjes së thonjve, apo lyerjen e duarve me krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, jo vetëm për mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të furrës së xhelit, por edhe për të shmangur plakjen e lëkurës.

Prerja e kutikulave është një tjetër zakon i gabuar, sepse funksioni i tyre është mbrojtja e thoit, duke e hequr hapim vend për bakteret dhe mykun. Dhe herën e ardhshme që do të shkoni tek estetistja, sigurohuni që mjetet që punojnë në trupin tuaj të jenë të dezinfektuara mirë. Asgjë të keqe me pak kujdes për shëndetin tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here