Një arsye më shumë pse duhet ta linin duhanin

0
153

Studimi i ri nga shkencëtarët amerikanë tregon se duhanpirësit përballen me një rritje të rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Studime të shumta kanë treguar se pirja e duhanit e rrezikon shëndetin në një varg mënyrash. Duhanpirësit kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të shumë sëmundjeve, duke përfshirë edhe lloje të ndryshme të kancerit, sëmundje të aparatit të frymëmarrjes dhe diabetit të tipit 2, transmeton koha.net.

Në këtë studim, shkencëtarët u përqendruan në kërkimin e lidhshmërisë midis pirjes së duhanit dhe diabetit të tipit 2. Ata konstatuan se ekziston një lidhje, por nuk e kanë zbuluar me saktësi se si pirja e duhanit e rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Shkencëtarët i studiuan rezultatet e 88 studimeve të mëparshme ku u përfshinë rreth 6 milionë njerëz. Kur e krahasuan rrezikun e paraqitjes së diabetit tek duhanpirësit dhe joduhanpirësit, ata zbuluan se duhanpirësit e kishin një rrezik prej 37% më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Pirja e duhanit është një varësi e cila është e dëmshme për funksionimin e çdo qelize të trupit, dhe në këto studime ne e kemi konfirmuar këtë edhe një herë, tha autori kryesor prof. Frank Hu.

Shkencëtarët kanë konstatuar gjithashtu se rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2 gradualisht zvogëlohet pasi ndërpritet pirja e duhanit – 54% brenda 5 vjetëve pas lënies dhe edhe 18% në vjetët vijues pas lënies.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here