Përndoqi 18-vjeçaren dhe i rrahu të atin, pranga 20-vjeçarit nga Kruja (Emri)

0
152

Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet se përndoqi një vajzë të re dhe më pas i rrahu të atin. Burime zyrtare pohuan se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin, Sokol Kurti 20 vjeç, banues në Krujë. Kurti ka përndjekur me anë të telefonit shtetasen A. Q. 18 vjeçe, si dhe për motive të dobëta ka goditur me grushta babain e saj, shtetasin A. Q. 52 vjeç, banues në Krujë. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Përndjekja” dhe ” Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenet 121/a dhe 89 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here