Ndërtimet tek ish-parku i autobuzëve, reagon LSI: Arroganca filloi pa kaluar java

0
249

Prej dy ditësh banorët por edhe pjestarë nga shoqëria civile kanë protestuar pranë kantierit të ri të ndërtimit të një kompleksi pallatesh në zonën e ish-parkut të autobuzëve. Pas reagimit të kreut të PD Lulzim Basha ka ardhur eshe reagimi nga LSI. Anëtarja e këshillit bashkiak të kësaj force politike, Dejana Kallogjeroviç.

Me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” Kallagjeroviç, shkruan se blerja e votës errësoi sytë e njerëzve, por tani errësira e Shqiperise do të ulet këmbëkryq tani!

Pse kjo na qenka Shqiperia qe duan shqiptaret? Kjo eshte Tirana qe duam, me parqe te shnderruara ne pallate? ??

Si qytetare dhe banore e njesise 7 nuk mund ta pranoj te shikoj mamane time me syte me lot kur del ne dritare dhe sheh qe parku eshte rrethuar per tu bere pallat. ??

Me duket e padrejte te shoh komshinjte e mi te trishtuar dhe socialistet te zhgenjyer neper dritare, te cileve ia kane ndaluar edhe te zbresin per te protestuar duke i kercenuar me vendin e punes.

Arroganca filloi pa kaluar java! Jam e sigurte qe ky eshte haraci qe duhet te paguani per parate me te cilat blete voten e shqiptareve. Por mos mendoni se do e kaloni lehte!

Gabimet cdo dite e do te shtohen dhe njekohesisht gjykimi i qytetareve do te rritet. Do te rritet kur mos ta kene me parkun per te nxjerr femijet, mos te kete me stola per gjysherit, kur mos te kete me gjelberim per te na dhene oksigjenin e munguar.

Blerja e votes verboi syte e njerezve per momentin, por mesa duket erresira e Shqiperise do te ulet kembekryq tani!

Na lironi parkun! Mos na merrni frymen! ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here