Italiani tenton të vrasë 23 vjeçarin shqiptar, arsyeja banale

0
164

Policia italiane arrestoi një 44-vjeçar italian pasi tentoi të vrasë me thikë një shqiptar 23-vjeçar, për shkak të qenve që kishin me vete.

Ngjarja ndodhi në një lokal në Bussolengo, në Verona për motive banale.

Shqiptari tentoi të qetësojë gjakrat mes mikut të tij dhe italianit, për shkak të qenve që posedonte gjithsecili. Miku i shqiptarit i ka kërkuar 44-vjecarit italian të lidhë qenin e tij të cilin e kishte pa zinxhir për të evituar një përleshje me qenin e tij. Por mesa duket 42-vjecari nuk donte tia dinte dhe në këtë moment ndërhyn shqiptari për ta bindur, njoftojnë mediat vendase.

Pas kësaj, ai i është sulur shqiptarit duke i vendosur thikën në fyt dhe më pas e goditi në bark. Karabinierët arritën në kohë dhe arrestuan italianin me precedentë të mëparshëm penalë. Shqiptari u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here