LIVE/ Petrit Vasili tregon arsyet e dorëheqjes: Bandat u bënë njësh me policinë, vota u deformua

0
158

Petrit Vasili tregon arsyet e dorëheqjes pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force, ndërsa paraprakisht tha se LSI-ja është një lëvizje opozitare ashtu siç nuk ka qenë asnjë forcë tjetër. “Ne jemi në mbështetje të vegjëlisë dhe jo të oligarkisë”,- tha Vasili.

Ndonëse nuk i kurseu falënderimet, Vasili tha se rezultati i LSI-së u maturua në këto zgjedhje nga votues me bindje të plotë për integritetin moral e për një Shqipëri më të mirë. Ai nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë dhe policisë, kur tha se u bënë njësh me bandat për të blerë vota

“Hyri në funksion strategjia e pashembullt e deformim të votave, bandat u bënë njësh me policinë e shtetit falë edhe deklaratave të kryeministrit”,- tha ai
vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here