Rrezikon mandatin numri 2 i PD/ Reagimi surprize i Ristanit

0
217

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar për herë të parë pas votimeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Ristani “shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon“.

“Falënderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çadër dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numëruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë çdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon”, është reagimi i plotë i Ristanit.

Sipas projeksioneve të formuara nga numri i votave të numëruara, Arben Ristani, kandidat i 4-të për deputet në qarkun e Vlorës, rrezikon pjesmarrjen në Kuvend.

për më shumë informacion klikoni në

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here