Tritoli në zyrën e LSI, ministri Koka sulmon haptazi Ramën: E vunë zagarët e Rilindjes

0
161
Kreu i LSI-së në Durrës, Lefter Koka ka reaguar me ashpërsi pas shpërthimit me tritol të një zyre të LSI-së në Durrës. Ai ka fajësuar haptasi socialistët, si autorë.

“Askush nuk mund te ndale vullnetin e qytetareve te ndershem durrsake!  As Zagaret e Rilindjes!

“Kjo sigurisht vjen pa thirrjeve të eksponentëve  kryesorë të Partisë Socialiste, të cilët i bëjnë thirrje Policisë, pas orarit të punës, të vazhdojnë veprimtarinë tjetër, atë të vendosjes së tritolit.

Unë do t’i bëja thirrje, socialistëve të ndershëm, kemi kaluar sëbashku probleme të kësaj natyre në vitet ’96 – ’97, unë jam i bindur që nuk janë ata që e dëshirojnë këtë situatë. Atë që ne tashmë e kemi pagëzuar Rilindja, është një grup shumë i vogël, të cilëve po u bëj thirrje sot: Në Durrës të mos luajnë se nuk do të ketë forcë dhe të rinjtë e të rejat e LSI do të mund t’i frenojnë me çdo mënyrë këta zagarë, të cilët kërkojnë të deformojnë zgjedhjet në Durrës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here