Tjetër incident elektoral? Thyerje xhamash e çarje gomash në Fierzë. Policia nis verifikimet

0
116

Mbrëmjen e djeshme kryeplaku i fshatit Fierzë në Pukë, njëherësh kryetar grup seksioni i një subjekti politik ka denoncuar në polici se persona të paidentifikuar i kanë dëmtuar automjetin në pronësi të tij duke i thyer xhamat dhe çarë gomat.

GJ.P 55 vjeç ka dëshmuar se automjetin tip “Mitsubishi” me targe AA 152 LG e kishte parkuar në afërsi të shkollës në Fierzë dhe kur ka shkuar ta marrë e ka gjetur të dëmtuar. Ai ka shtuar se nuk ka dijeni se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, pasi thyerjen e xhamave të shoferit, dhe prerjen e katër gomave, i ka konstatuar vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor me qëllim verifikimin, kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale për zbardhjen e ngjarjes e identifikimin dhe kapjen e autorëve.

DEKLARATA E PLOTE
Më datë 17.06.2017, rreth orës 21:00 kemi marrë njoftim se i kanë dëmtuar automjetin shtetasit Gj. P, 55 vjeç, banues në Fierzë, me detyrë kryetar grup seksioni i një subjekti politik dhe kryetar i fshatit Fierzë. Menjëherë është ngritur grupi hetimor me qëllim verifikimin, kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale për zbardhjen e ngjarjes e identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga hetimet e kryera në vendngjarje është konstatuar se është dëmtuar automjeti tip Mitsubishi me targe AA 152 LG , të cilit i kanë thyer xhamin e derës së shoferit dhe me mjet prerës i kanë prerë 4 gomat. Shtetasi Gj. P, ka deklaruar se automjetin e tij ka tre ditë të parkuar në afërsi të shkollës në Fierzë dhe nuk ka dijeni se kur mund të ketë ndodhur, por dëmtimin e automjetit e ka konstatuar mbrëmjen e datës 17.06.2017. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet proceduriale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here