Aksident i rëndë në Korçë, 40-vjeçarja përplaset nga “Benzi”, ndodhet në gjendje kritike për jetën

0
165

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Korçës, tek ish-SMT.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës ditën e sotme. Policia e Korçës konfirmon se shtetësja M.Ç, rreth moshës 40 vjeç, në tentativë për të kaluar autostradën është përplasur nga një mjet tip “Mercedes-Benz” me targa AA 288 FO.

Shtetasi Ll.T, i cili është dhe drejtuesi i mjetit, është shoqëruar nga forcat e policisë drejt ambjenteve të Komisariatit të Korçës, ndërsa shtetësja M.Ç ndodhet në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor i policisë, po punon më shumë për të zbardhur dhe sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here