Demiraj dhe Çako në Veri, udhëzime për drejtoritë: Çdo përfshirje e policëve në fushatë, vepër penale

0
149

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj zhvilloi një takim në Drejtoritë e Policisë në qarkun Kukës dhe Dibër për të trajtuar masat për një proces zgjedhor të paprekshëm dhe me standarde evropiane dhe gjithashtu për parandalimin e përdorimit të parave të trafikimit të drogës në blerjen e votës.

Ministri Demiraj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Haki Çako kërkuan nga drejtoria e qarkut Dibër një përqendrim në identifikimin dhe ndalimin e personave që do të tentojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor dhe theksuan që çdo përfshirje e efektivëve të policisë në fushatë është vepër penale e parashikuar në kodin Penal.

Ministri Demiraj përgëzoi drejtorinë vendore të Kukësit për mos lejimin e mbjelljes së kanabisit në kufijtë e minimales dhe kërkoi angazhim profesional për lehtësimin e radhëve të gjata në pikat e kalimit kufitar të qarkut Kukës. Ministri Demiraj garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here