A është ide e mirë të bëni grim nëse do të shkoni në plazh? Do të habiteni nga studimi

0
223

Të gjithë duan që të duken sa më mirë sidomos gjatë periudhës së pushimeve në plazh. Pothuajse gjatë gjithë vitit mundohemi të mbajmë dieta, të shkojmë në palestër në mënyrë që gjatë verës format trupore të na bëjnë krenare. Idealja për ne është që edhe trupi ynë, e gjithë pamja, të jetë njësoj si në filmat që kemi parë, edhe pse në realitet  shpesh është shumë më ndryshe. Ju ka ndodhur që në plazh të shihni një vajzë të grimuar? Ndoshta disa prej jush grimohen dhe vetë përpara se të shkojnë në det, por sa ide e mirë është kjo?

Vënia e një make up-i, i cili do të zgjasë vetëm 10 minuta përpara se të zhyteni në pishinë, nuk është një zgjedhje edhe aq e mirë. Kjo nuk është diçka e thënë thjesht për arsye ekonomike, por edhe vetë, nëse do e mendoni më hollësisht, nuk do të dukeni aq bukur kur të dilni nga pishina apo deti me një rimel që ju rrjedh nga të dyja anët e syve.  Dermatologia Kate Kerr  shpjegon se pavarësisht kësaj, përdorimi i make up-it është një thikë me dy presa. “Pavarësisht imazhit, përbërja e grimit ka një aftësi për të penguar depërtimin në lëkurë  dhe parandalimin e disa dëmeve të lëkurës që shkaktohen nga klori në ujin e pishinave”,- është shprehur Kerr. Klorina dhe agjentë të tjerë pastrues të përdorur në pishina nuk janë edhe aq të mira për lëkurën e fytyrës dhe shpesh shkaktojnë irritimin.

Makijazhi siguron bazën e përkryer paksa ngjitëse për klorin. Kate sugjeron që kjo mund të çojë në dëme të lira radikale, duke dëmtuar ADN-në qelizore dhe duke përshpejtuar plakjen e lëkurës. Gjëja e rëndësishme është pastrimi i lëkurës menjëherë pas notit. Me pak fjalë, nëse doni mund të grimoheni para se të shkoni në plazh, vetëm merrni parasysh gjithçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here