Ministrja e Mirëqënies Sociale propozon largimin nga puna të zyrtarit të ISSH: Mori pjesë në fushatën e PS (Emri)

0
169

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur një tjetër masë disiplinore për largim nga puna të një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Gramshit

Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të z. Urim Kishta me detyrë, “Inspektor në Agjensinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore” Gramsh, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Kishta ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.

Ndërkohë pas publikimit të numrit të telefonit +355697868366 të vënë në dispozicion për publikun me qëllim denoncimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të adminisrtatës në fushatën zgjedhore, vazhdojnë të vijnë informacione dhe dononcime të cilat po verifikohen.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve në varësi të këtij dikasteri të cilët përfshihen në fushatën zgjedhore branda orarit zyrtar të punës.

Vijon….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here