U lajmëruan për shkarkimin nga televizioni, reagojnë tre drejtorët e IEPV-ve: E pakuptueshme, ishim në mbledhje me Drejtorin e Përgjithshëm, nuk tha asgjë

0
179

Etnor Krakulli IEVP Fier, Fatjon Fanaj IEVP Jordan Misja Tirane dhe Ahmet Bala IEVP Rrogozhine, janë shkarkuar padrejtësisht nga detyra e tyre. Të paktën kështu pretendojnë vetë të tre drejtuesit e burgjeve të sipërcituar. Sipas tyre, lajmi për shkarkimin nga detyra e kanë marrë përmes mediave. Ato përmes një deklarate për shtyp, theksojnë se kanë mbetur të habitur nga sjellja e drejtorit të ri të burgjeve, i cili i kishte mbledhur në një takim dhe nuk i kishte komunikuar asnjë gjë të tillë. “U çuditëm kur pas takimit pamë se na kishin shkarkuar nga puna, me motivacionin se kishim marrë pjesë në fushatë elektorale. Nuk qëndron kjo”, shkruajnë ata në deklaratën e tyre.

Deklarata e Plotë

Me ane te kesaj deklarate, duam te denoncojme aktin e paligjshem dhe te paprecedent te shkarkimit tone. Diten e shtune, ne daten 3 qershor 2017 u njoftuam per te marre pjese ne nje mbledhje te zhvilluar me te gjithe Drejtoret e Burgjeve si dhe me Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve ne Ministrine e Drejtesise. Por pas perfundimit te kesaj mbledhje, u cuditem kur pame vetem ne media, lajmin per largimin tone nga detyra me motivacionin e perfshirjes sone ne ne fushaten elektorale.

Ky motivacion eshte i pabaze, i genjeshtert, i pafaktuar dhe tendencioz. Per me teper ne keto momente eshte shoqeruar dhe me akte te tjera antiligjore proceduriale, per te cilat ne do te vijojme ndjekjen ne rruge ligjore. Eshte shqetesuese qe nje vendim i tille merret ne kete situate, kur institucionet te tilla qe ne drejtojme ndodhen aktualisht pa drejtues, cka te ben te mendosh se ky veprim nuk eshte i rastesishem dhe pas tij ndoshta fshihet nje qellim edhe me i erret. Shkarkimi yne ndodh pikerisht kur fushata zgjedhore ka afruar, dhe synon keqperdorimin e IEVP-ve nga partite politike, duke rrezikuar me kete akt dhe sigurine kombetare. Ne do te vazhdojme te ndjekim rrugen ligjore per te vene ne vend dinjitetin tone, duke kallezuar penalisht Ministrin e Drejtesise dhe Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve. Etnor Krakulli IEVP Fier, Fatjon Fanaj IEVP Jordan Misja Tirane dhe Ahmet Bala IEVP Rrogozhine

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here