Shqipëri – Slloveni në ‘Elbasan Arena’, ja rrugët që do të bllokohen

0
219

Policia e Elbasanit njofton se ka marrë disa masa “për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit për femra ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Sllovenisë” në stadiumin Elbasan Arena, që do të nisë në orën 17:00.

Disa rrugë do të bllokohen:

1. Nuk do të lejohet parkimi përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit, në rrugën “Kamber Sejdini”në Rrugën e Re të “Romëve”, në Bulevardin “Aqif Pasha” Elbasan.

2. Lëvizja e mjeteve do të bëhet në Bulevardin Qemal Stafa, në drejtim të Librazhdit. Gjithashtu e hapur do të jetë ish-konservim – 5 Maj, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

“Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 80 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj. Do të planifikohen shërbime shtetsë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit”, njofton policia.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

“Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium”, thuhet në njoftim.

Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 6 Qershor lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here