Kujdes! Anashkalimi i mëngjesit ju rrezikon nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit

0
166
Një e treta e të rriturve anashkalojnë mëngjesin dhe konsumojnë ushqime të shpejta gjatë ditës, një zakon ky që mund të bëjë kërdinë në shëndet.

Shoqata Amerikane e Zemrës ka publikuar të dhëna dhe udhëzime të reja në lidhje me rëndësinë e vaktit të mëngjesit. Këto udhëzime janë marrë edhe nga ekspertët britanikë, të cilët thonë se të njëjtat zakone janë edhe në shtetin e tyre.

“Ky studim tregon se rreziku për zhvillim të sëmundjeve të zemrës nuk rritet vetëm nga mënyra e ushqyerjes por edhe koha kur hamë.

Studimi, i kryer nga ekspertët në Universitetin e Kolumbisë, në Nju Jork, zbuloi se njerëzit që hanë rregullisht mëngjes të shëndetshëm priren të marrin më pak kalori gjatë ditës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here