Deputeti i PD kritika Nikollës: Pasi hoqe Franin nga puna, tani i përdor djalin për fushatë

0
158

Përmes një statusi në ‘Facebook’, deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci ka reaguar ndaj ministres Lindita Nikolla, e cila publikoi më herët po në ‘Facebook’ disa foto me një qytetar nga Mirdita i cili kishte qenë me herët në çadrën e PD-së, ndërsa djali i tij tashmë i është bashkuar PS.

 

 

“Në Reps prap… Çadra u mbyll, Frani shkoi në punë falë portalit, djali i tij i bashkohet PS”- shkruante Nikolla.
Screenshot005fvb

Deputeti Luciano Boci shkruan se tashmë Nikolla po përdor Franin për fushatë të cilin e kishte hequr nga puna. Sipas tij, Nikolla po përdor edhe djalin e tij për fushatë.

STATUSI I LUCIANO BOCIT:

PORTALI I LINDITËS DHE FRANI
Eh moj Linditë!!!!
Të ka çorientuar fare mungesa e kolltukut të Ministres dhe fushata.
Po përdor dhe Franin tani, kushëririn tënd, për të cilin të kam kujtuar që e ke hequr padrejtësisht dhe që është njeriu yt (kështu thoshte se paku vetë Frani).
Nuk u mjaftove me kalvarin e Franit, por po përdor dhe të birin tani!
Po ç’portal fitoi Frani?!!
Në fund të vitit shkollor dhe në prag të pensionit?!!
Po Frani është mësues shumë i vjetër.
Pse tallesh kaq hapur xhanëm me njerëzit?!!!
Po të postoj email-et që kam komunikuar me të dhe të vërtetat e hidhura që ti fsheh prapa një foto me të birin!
Lexoji me vëmendje!!!!!
Sa keq për fushatën tënde të mjerë?!
18952982_1923394771237700_7242216833423420135_n18767440_1923394801237697_455252248489124158_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here