8 milion lekë gjobë ish të dashurës, ose fotot nudo dilnin në Instagram

0
162

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar plot 2 vjet burg për Jetnis Likën, i riu që gjobiti të dashurën e tij me 8 mln lekë gjobë në të kundërt do t’i nxirrte fotot intime.

Kështu, studentja I.B. kishte patur një lidhje intime me Jetnis Likën për disa kohë. Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk funksionoi.

Pas ndarjes, Lika i ka kërkuar 8 mln lekë studentes, në të kundërt do t’i publikonte fotot intime në “Instagram”.

Përndjekja

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja I. B ka bërë kallëzim së shtetasi nën hetim Jetnis Lika, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie, e kishte kërcënuar dhe vazhdonte ta kërcënonte nëpërmjet telefonatave, S.M.S dhe rrjeteve sociale se do t’i publikonte disa foto intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’i jepte 800.000 lek të reja.

Në kallëzimin e saj ka sqaruar se me shtetasin Jetnis Lika ka patur lidhje nga muaji maj deri në muajin tetor të vitit 2016

Konflikti pasi vajza erdhi në Tiranë

Pas muajit tetor kanë filluar problemet dhe Jetnis Lika ka filluar që ta kërcënonte me anë të SMS dhe telefonatave ku i kërkonte shumën e parave duke e kërcënuar se do ta shkatërronte kallëzuesen dhe familjen e saj dhe do t’i publikonte fotot nudo në rrjetet sociale.

Kallëzuesja ka shpjeguar se në muajin dhjetor e në vazhdim J, ka publikuar foto të kallëzueses nudo dhe gjysmë nudo, dhe i ka kërkuar me insistim shumën e 800.000 lekëve (të reja) me qëllim që të mos i publikonte fotot.

Kallëzuesja ka shpjeguar se për këtë problem ishin në dijeni dhe familjarët e saj. Kallëzuesja ka sqaruar se deri në muajin tetor të Vitit 2016 ka jetuar në E. dhe me J. është njohur në K. në shoqëri të përbashkët në muajin maj të vitit 2016. Pasi ata janë lidhur kanë kryer dhe marrëdhënie seksuale bashkë.

Në muajin tetor të Vitit 2016 në kohën që të dëmtuarës i ka dalë e drejta e studimit në shkollën e lartë në Tiranë, J nuk ka qenë dakord që e dëmtuara të vazhdonte shkollën, pasi ajo i kishte thënë se nuk do të kthehej më në E. për këtë arsye ata i kanë shkëputur kontaktet.

Gjoba 8 milion lekë

Në muajin Nëntor të vitit 2016 pasi ata nuk takoheshim me Jetnis Likën i ka telefonuar me numrin e tij të telefonit celular të dëmtuarës duke i thënë se duhet që t’i jepte 800.000 lekë në të kundërt do t’i publikojë në rrjetet sociale fotot intime që kishin bërë bashkë. E dëmtuara duke e ditur ekzistencën e këtyre fotove pasi i kishin bërë bashkë i ka thënë J. se nuk kishte përse t’i publikonte por J. ka vazhduar që të këmbëngulte se po të mos i jepte paratë fotot do t’i shpërndante në rrjetin social “Istagram”. Këto kërcënime J. ja bënte një herë në dy–tre ditë/ Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here