Heqja e titullit “Qytetar Nderi” ndaj Veton Surroit, ‘zgjohet’ Safet Gjici: Nuk e mendova gjatë

0
108

Kreu i Bashkisë dhe një nga anëtarët e Këshillit të Qarkut Kukës që ndërmorën vendimin për heqjen e titullit të nderit për Veton Surroin, ka kërkuar ndjesë.

Me një reagim në faqen e tij zyrtare, Gjici shkruan se nuk e kanë menduar gjatë kërkesën e bërë.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici:

Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale. Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës./ Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here