Vasili: Na duhet shtet që shtrin dorën e ofron zemrën, jo drurin e prangat

0
135

Në një kohë kur na ndanë vetëm pak kohë nga zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka thumbuar aleatin e tij në qeveri, Partinë Socialiste.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Vasili pohon se shqiptarëve u duhet një shtet që i shtrin dorën dhe jo drurin e prangat.

MESAZHI I VASILIT
Programi i LSI-së e transformon Shqipërinë. Ikën nga fjalët dhe fasadat, e vjen te konkretja, te tavolina e qytetarit, te qetësimi i biznesit. Japim përgjigjet që kanë munguar për më shumë se dy 10-vjeçarë për të krijuar një shtet që shtrin dorën dhe nuk tregon drurin, që ofron zemrën dhe jo prangat. Ky shtet i duhet të gjithëve. Këtu mund të jetohet më mirë dhe qindra e mijëra të rinj nuk kanë nevojë të shikojnë Perëndimin e hidhët e të largët, por ta shikojnë të ardhmen këtu, në vendin tonë
#NjeShansPerTeGjithe
#NjeShansPerGruan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here