Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi ka ushtruar dhunë ndaj infermierit. Bujar Çokaj ka ofenduar dhe goditur me grusht infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet.
Policia
Më datë 04.06.2017, u arrestua shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Urgjencën e Q.S.U.T, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.