Basha nga Cerriku: Nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë me basketboll, Edi Rama! Radha jonë të bëjmë ‘kosh’!

0
206

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur takimin elektoral në Cerrik.

E keni parë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll? Kam një javë e gjysëm që e thërrat në debat: Ku i ka vendet e punës, ku i ka rritjet e rrogës, ku i ka pensionet,?

Tani ka filluar barsaletat, tutat, çitjanet, luan basketboll….Po përgjigjen s’ma ka borxh mua, po qytetarëve shqiptarë.

Nuk mund t’i ikësh kësaj përgjigjeje me basketoboll e futboll, Edi Rama!

“Shëndetësia, konçensionet, asnjë subvencion për fermerët….Këto janë koshat që ti bëre! Basketbolli luhet në kurrizin e njerëzve! Çdokush mund të luajë basketboll, Edi Rama është në drejtën e tij, por kosh pas koshi luan kundër popullit të tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here