Tragjike në Dibër, e reja vret veten, si e gjeti vëllai të varur me litar në kasollen e bagëtive

0
242

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Dibër, ku një 25-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u varur në kasollen e bagëtive. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Katund i Ri.

Ka qenë pikërisht vëllai i të resë me inicialet S.N, ai që ka parë skenën e llahtarshme, i cili ka gjetur motrën e tij të varur me litar. Fill pas raportimit të ngjarjes, në vendin e krimit shkuan forca të shumta policore. Eksperti mjeko- ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetvarja në litar.

Sakaq, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aktit ekstrem është bërë fakti se 25-vjeçarja vuante nga depresioni. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here