Firmoset kontrata/ Inceneratori 128 milionësh i Tiranës! Ja si Rama fsheh vendimin

0
118

Kujtojmë se në vitin 2004 qeverisë së kryeministrit Fatos Nano, i ofroi falas një incenerator një biznesmen italian i quajtur Beccetti, me kusht që 70 për qind e plehrave që do digjeshin, do vinin nga Italia.

Ndërtimi i inceneratorit të Tiranës u miratua në KKT në datën 27 shkurt, dhe u hoq nga lista  një ditë më pas. Kryeministri i hap rrugë ndërtimit të impiantit të tretë që do të shkaktojë krim mjedisor në Tiranë

“Nuk kanë fund shkeljet me inceneratorin e Tiranës. Tentativa për të ngritur impiantin që do pasojë me krim mjedisor ka vijuar në fshehtësi të plotë nga qeveria, që pas ditës kur kontrata u firmos nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka në ditën e fundit të mandatit të tij, – shkruan Shekulli. – Një muaj më parë, në 27 shkurt, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, u miratua leja për ndërtimin e inceneratorit në Sharrë, së bashku me 18 leje të tjera, por ky vendim është fshirë nga faqja KKT-së. Pra, firma për inceneratorin është hedhur tinëz dhe për të mos krijuar të tjera polemika ai është fshirë nga lista, ku qëndronte i teti në radhë. Kjo është shkelja numër 7 që qeveria dhe bashkia bëjnë për koncesionin me vlerë 128 milionë euro.

Kontrata nuk u firmos në momentin e fundit si rezultat i protestave të shoqërisë civile, ku ndër drejtuesit kryesorë të saj ishte edhe Erjon Veliaj. Tashmë i njëjti skenar, por më i sofistikuar me anë të Partneritetit Publik Privat dhe shumë më fshehtas përsëritet pas 15 vjetësh.

Skandali që ka mbërthyer këto koncesionar i shtrin tentakulat që në krye të herës e deri më sot impianti nuk është ndërtuar ende.

Së pari, kontrata koncesionare e firmosur nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, është firmosur në ditën e fundit të detyrës së tij si ministër në datën 31 gusht 2017, kohë kur qëndronte në fuqi urdhri për çdo institucion të ekzekutivit të ndalonte çdo tender për hir të periudhës zgjedhore.

Së dyti, tenderi përbën rast afere për faktin se propozimi i pakërkuar nga ana e kompanisë nuk i është nënshtruar më pas garës.

Së treti,  shpronësimet në tokën ku do ngrihet impianti, me vendimin e qeverisë në tetor 2017 kanë rezultuar qesharake dhe diskriminuese me vetëm 448 lekë për metër katror dhe përveç tokës, banorëve iu është marrë dhe uji.

Së katërti, inceneratori i është dhënë biznesmenit Klodian Zoto, i cili ka punuar dikur në Albtelekom dhe për një kohë të shkurtër ka regjistruar 7 aktivitete tregtare.

Së pesti, rezulton se në muajt prill dhe maj 2018, bashkia e Tiranës ka ka kryer dy pagesa për llogari të kompanisë koncesionare, me vlerë totale 8 milionë euro, ndërkohë që kontrata nuk i parashikon listë-pagesat në këtë formë.

Së gjashti, kompania “Integrated Energy B. V”, vetëm një muaj më parë, ka imponuar rritje të tarifës për çdo kamion që transporton mbetje në Sharrë, nënvizon Shekulli. –  Bashkia e Tiranës, e cila vepron në interes të kompanisë që ka tagrin e menaxhimit për 30 vjet, nuk ngurroi ta aprovonte kërkesën e privatit, edhe pse një tarifë e tillë e pakonsultuar,u kundërshtua nga shoqatat e biznesit si vendim klientelist.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here